Partia Socialiste e Shqipërisë ka organizuar eventin “Gratë dhe vajzat socialiste 2030” në TKOB. Elisa Spiropali tha se Partia Socialiste ka transformuar Kamzën.
“Do marrim fitore si asnjëherë tjetër në qarkun e Tiranës. Kamza është bashkia më e transformuar në Republikë, falë punës së PS-së. Të gjithë kandidatet tona po bëjnë një fushatë të shkëlqyer.”, tha Spiropali.
Ndërsa Ogerta Manastriliu deklaroi se Partia Socialiste do të marrë 19 mandate në Tiranë.
“Ne kemi nje qëllim të qartë, të sigurojmë 19 mandate për Partinë Socialiste në Tiranë dhe t’I japim asaj një fitore historike! Kjo nuk është vetëm një shifër, është një angazhim përballë qytetarëve tanë. Dhe jemi të bindur se këtë objektiv do ta bëjmë realitet, falë forcës së organizimit, këmbënguljes dhe energjisë së jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Ju jeni zemra e kësaj partie. Ju jeni garancia e fitores!” “Unë jam shumë krenare që jam pjesë e të njëjtës skuadër, bashkë me ju. Që ndaj me secilën prej jush në sallë, por edhe jashtë saj, përgjegjësinë e organizimit elektoral të forcës sonë politike, në Tiranën tonë, e cila do të udhëheqë fitoren e dhjetë të Partisë Socialiste. Nuk ka mënyrë më bukur për të nisur këtë fushatë, sesa me ju. Me ju që jeni jo thjesht pjesë e kësaj force, por vetë zemra e saj. Në Partinë Socialiste, në çdo nivel drejtimi, gratë përfaqësohen denjësisht”, tha Manastirliu.