Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit deri në riatdhesimin e tyre.
Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada në opozitë i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri.
“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin që rregullon CPR-të në Shqipëri dhe, sipas informacioneve tona, ligji kombëtar italian do të zbatohet për qendrat, siç ka ndodhur deri më tani për azilin. Në parim, kjo është në përputhje me ligjin e BE-së”., thuhet nga Brukseli.
Ndërkohë pasditene djeshme, anija Libra solli 40 emigrantët të cilët do të mbahen në Gjadër për të paktën 18 muaj derisa të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Sipas autoriteteve italiane ata janë tunizianë, egjiptianë, bangladeshas, pakistanezë, algjerianë, gjeorgjianë, nigerianë dhe moldavë.