Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Sipas njoftimit, ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.