Interi triumfoi 3-1 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të. Skuadra e Inzaghit kaloi në avantazh në minutën e 13-të me Arnautovic. Ndërsa në minutën e 26-të, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat.
Miqtë rihapën takimin me një gol të shënuar në minutën e 48-të, por vetëm 7 minuta më vonë, Bisscek vulosi shifrat në 3-1. Kështu Interi mbetet në vendin e parë me 71 pikë, 6 më shumë se Napoli i vendit të dytë.