23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të përbashkëta

Kryesoret

Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projekte të përbashkëta dhe pala ruse nuk e ka refuzuar, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Diplomatik në Antalia.

“Ne duam të shohim se çfarë lloj projekti të përbashkët mund të shqyrtojmë dhe diskutojmë së bashku. Ishte një propozim amerikan. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar propozimet për bashkëpunim në ekonomi, në zgjidhjen e konflikteve – kurrë”, tha Lavrov, sipas portalit rus RBK.

Lavrov tha se Rusia dhe SHBA po diskutojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe duke filluar me normalizimin e ambasadave.

“Administrata e mëparshme demokratike e SHBA-së, kur Barack Obama ishte president (2009-2017), filloi të dëbonte diplomatët rusë nga vendi dhe sekuestroi pesë prona diplomatike ruse”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit