-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Programi i PD-ASHM/ Këlliçi: 12 maj dita e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët

Kryesoret

Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi në prezantimin e programit 2025-2029 tha se janë të vendosur që të heqin të keqen që i ka rënë Shqipërisë dhe që quhet Edi Rama. Këlliçi tha se me programin dhe me drejtimin e Sali Berishës do të shembet Rama dhe me 12 maj do të shënohet një kapitull i ri për Shqipërinë dhe shqiptarët në mbarë botën.

“Të dashur miq,

Ne tashmë jemi të vendosur ta heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama.

Një fjalë e kam për të gjithë ju miq në këtë sallë dhe ata që po na ndjekin përmes ekranit.

Askush nuk më besoi dy vite më parë kur nisa rrugëtimin për çmontimin e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. Shumëkush qeshi. Shumëkush tha tërhiqu. Shumëkush ishin cinikë e mosbesues. Të tjerë madje kërcënuan.

Por ja ku jam përpara jush, pas dy vitesh, me një zotim të mbajtur.

Sot ju premtoj se, ashtu siç çmontuam kështjellën e rërës në Bashkinë Tiranë, e cila zuri nën vete tigrin prej letre Erion Veliaj, nën drejtimin e Sali Berishës, me këtë program qeverisës të shkëlqyer, me votën tuaj, me besimin në Zot e në familje, ne do të shembim përfundimisht instalacionin pa leje në Kryeministri, që quhet Edi Rama.

Ndaj, le ta bëjmë natën ditë në këto 29 ditë që na kanë mbetur, të trokasim në çdo portë të shqiptarëve, të shtrëngojmë çdo dorë e t’i shohim shqiptarët në sy, pasi një ditë e re do të lindë më 12 maj, ditë e cila do të shënojë një kapitull të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.
Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit