Sulmuesi Ernest Muçi është dëmtuar në ndeshjen mes Besiktasit dhe Basaksehirit e vlefshme për javën e 31-të të Superligës Turke.
Muçi e nisi përballjen si titullar që nga minuta e parë këtë sfidë, por ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga fusha e lojës në minutën e 27-të.
Ai ka pësuar një tërheqje muskulare dhe u zevëndësua nga Joao Mario.