Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar takime me banorë të Tiranës. Blushi thotë se në Shqipërinë Madhështore qytetarët do të jenë të parët!
“Fuqia e Ndryshimit buron te zemrat e njerëzve të thjeshtë, të ndershëm dhe patriotë, të punës dhe vlerave, që meritojnë të jetojnë në mirëqenie dhe me dinjitet në Atdheun e tyre, ku sundon ligji dhe u garantohet liria dhe të drejtat. Në Shqipërinë Madhështore qytetarët do të jenë të parët!” shkruan Blushi.