18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas tre vitesh, OBSH bie dakord për mbrojtjen globale nga pandemitë

Kryesoret

Delegatët e vendeve anëtare të OBSH-së arritën sot një marrëveshje në parim mbi një tekst që duhet të mbrojë më mirë botën nga pandemitë e ardhshme, pas më shumë se tri vitesh diskutime.

“Ne kemi një marrëveshje në parim dhe po lëmë mënjanë marrëveshjen përfundimtare të kryeqyteteve”, shpjegoi Anne-Claire Amprou, bashkëkryetare e trupit negociator dhe ambasadore e Francës për shëndetin global.

Ajo tha se delegatët do të takohen të martën, më 15 prill në Gjenevë për të rafinuar tekstin dhe për të dhënë miratimin përfundimtar.

Teksti do të duhet ende të miratohet në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, e cila mbahet në maj në Gjenevë, nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit