Pasditen e së shtunës Spanja është goditur nga një stuhi, ku rrugët u shndërruan në lumenj të vrullshëm. Makinat dhe shtëpitë u përmbytën nga ujërat e zeza në Lazarote.
Reshjet e dendura në Ishujt Kanarie, në disa vende ranë deri në 60 litra ujë për metër katror. Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, e cila mbeti në fuqi deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.
Probleme të ngjashme u regjistruan edhe në zonat e Taise, Costa Teguise, Guatiza dhe Nazareth. Autoritetet u bënë apel qytetarëve dhe vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.
This afternoon, Storm Oliver has hit Arrecife, Lanzarote (Spain) hard this afternoon — flash floods turned streets into rivers, with cars seen floating. Stay safe out there. pic.twitter.com/DZ7mKcNjbn
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) April 12, 2025