Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pasi daljes nga Kuvendi i Kosovës kritikoj ashpër qëndrimin e Nismës pas zgjedhjeve te 9 shkurtit. Haradinaj tha se veprimet e saj për të mbështetur pushtetin përbëjnë një ndarje të turpshme nga AAK-ja.
Ai nënvizoi se mungesa e komunikimit me kreun e Nismës, Fatmir Limaj e ka vështirësuar mundësinë për krijimin e shumicës nga opozita.
“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt, ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita, vetvetiu, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë, ka qenë i parakohshëm. Edhe nëse Nisma dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje mjaft e turpshme për shkak se kemi kërkuar votë për ndryshim, dhe sjellja e tyre, veprimi tyre është mjaft i turpshëm”,- tha Haradinaj.