Agjencia e Mbikeqyrjes Policore pezulloi 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm në territorin e Bashkisë Mallakastër.
Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor D. J., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër” njoftoi AMP.