-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i ri serb flet për luftën në Kosovë: Paqja, e pamundur

Kryesoret

Kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Matsut lexoi programin e tij qeverisës në Parlament. Matsut pretendoi se një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re do të jetë e ashtëquajtura mbrojtje e sovranitetit dhe integritetit territorial në Kosovë.

Ai paralajmëroi vazhdimin e blerjes së ndikimit të Beogradit tek serbët e Kosovës përmes pagave dhe pensioneve. Gjithashtu foli dhe për një luftë në disa drejtime me pretendimin për të mbrojtur serbët nga persekutimi dhe shfarosja, me një prej tyre që do të bëhet përmes Listës Serbe pas fitores së mandave të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

“Ky sukses tregon gatishmërinë e serbëve për një luftë të palëkundur politike dhe qeveria do t’i ndihmojë ata në këtë luftë për të arritur gjithçka që u garanton e drejta ndërkombëtare, veçanërisht Marrëveshja e Brukselit, zbatimin e plotë të së cilës ne do ta mbrojmë vazhdimisht kudo, duke luftuar për mbijetesën dhe të drejtat e popullit tonë në province, ku ekziston një kërcënim i vazhdueshëm se Prishtina do të kryejë në mënyrë të njëanshme dhunë dhe me sponsorizimin e forcës do të përpiqet të arrijë qëllimet e saj”, tha Matsut.

Ai theksoi se paqja është e pamundur pa drejtësi, teksa pretendoi se do të pranojë që dialogut të zhvillohet i hapur, me ndershmëri dhe pa presion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit