Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Kamëz, ku u shpreh se bashkia është transformuar totalisht. Rama u shpreh se Kamza dikur ishte një park me ferra ndërs atani është një destinacion i jashtëzakonshëm. Kryeministri e krahasoi historinë e Shqipërisë me atë të Kamzës për transformin që ka pësuar.
“Duan që të ndryshojë vendi ku jetojnë dhe duan që të jetë ndryshe. Nëse ka vend në Shqipëri ku realiteti është libër, tek shërbimi, gjelbërimi, ndriçimi, pastërtia e kështu me radhë, është pikërisht Kamza, për të parë sesi duke ia ngarkuar detyrën një njeriu të duhur, bëhet e mundur që shumë gjëra të bukura që nukkanë ndodhur më parë, të ndodhin e të bëhen realitet. Kur isha më parë këtu me ju nuk ishte kështu ky park, por të jeni të bindur se në fund të dekadës nuk do jetë kështu, por do jetë siç është ky park sot krahasuar me çfarë ishte, zonë komplet djerrë, e braktisur, ku gjithkush mundohej të kapte nonjë copë, ku kishte ferra e dhera, e nesër do të jetë destinacion i jashtëzakonshëm. Ashtu është ekzaktësisht e ngjashme edhe Shqipëria, si ky park, me këtë park, historia e këtij parku është historia jonë. Siç ishte parku më parë është Shqipëria që gjetëm dhe siç është sot është edhe vendi, që ka akoma, infrastrukturë që zhvillohet, filiza që janë mbjellë e po rriten, por ka shumë hapësirë tjetër për të mbjellë, për t’u bërë një pyll i bukur”, u shpreh Rama.