Mbrëmjen e djeshme në media është raportuar për tensionet në kampin e Gjadrit, që ishte planifikuar për refugjatët në pritje të përgjigjes për azil dhe në fund përfundoi burg për të deportuarit nga Italia.
Aktualisht në këtë “burg” janë 40 emigrantë afrikanë. Sipas mediave një pjesë e tyre kanë nisur protestë, revoltë duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës.
Pas disa orësh tensione, situata është vendosur nën kontroll. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë njoftim.