SPAK kërkon dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbjas kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.
Seanca për një vendimmarrje u la për të premten e ardhshme.