Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku.
“Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit.
Sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa.
Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë.
Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program” – u shpreh Berisha.