Byroja Kombëtare e Hetimit sqaroi dha detaje sot për incidentin e mbrëmjes së kaluar në zonën e Fierit, ku u përfshinë disa oficerë të saj dhe operacionales me familjarë të ish kreu të bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
BKH deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit u sulmuan në qarkun e Fierit.
“Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndërsa hetuesit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në policinë e Fierit” njoftoi BKH.
Kapllanaj u justifikua sot duke thënë se njerëzit e shtabit të tij nuk e dinin se ishin hetues.
“Ata kanë kërcënuar dhe mund të përballen me njerëzit e mi pa ditur se ishin persona të policisë.
Gjatë kësaj kohe punonjësit, drejtori i kompanisë dhe një punonjës tjetër dhe dy nipërit e mi që kanë qenë duke folur për këtë çështje janë përballur me mjetin që ishte te kompania.
Kanë shkuar aty, ka qenë aty dhe i kanë kërkuar sqarim personit që ju ishit te kompania jonë. Kush jeni dhe pse shatë e kërcënuat.
Ne po presim të vijë policia dhe t’ju arrestojë se na keni kërcënuar. Në atë kohë del shoferi, që ka sharë, se të tjerët kanë qenë korrekt, nuk kanë sharë e fyer“, tha ai.