Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev mohoi informacionet se Sofja ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake me Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë.
“Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës dhe po analizon me kujdes tekstin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve në Tiranë më 18 mars 2025.
Informacioni publik që sugjeron se Bullgaria ka shprehur interes jozyrtar për t’iu bashkuar deklaratës është i pasaktë.
Në asnjë moment nuk është kontaktuar apo konsultuar Ministria apo pala bullgare në lidhje me iniciativën nga propozuesit e saj dhe as nuk është bërë ndonjë ftesë zyrtare për anëtarësim”, tha Georgiev.