-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

La Civita: SHBA ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, nuk zbuloj shumë sekrete

Kryesoret

Kryetar i PD-së, Sali Berisha së bashku me Chris LaCivitan zhvilluan një takim me të rinjtë në Tiranë. LaCivita deklaroi se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me shumë vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga pikëpamja strategjike, nuk do të zbulojmë shumë sekrete, por mendoj se, nga ana e fushatës, duhet të jemi shumë më aktivë në rrjetet sociale, dhe shumë më të pranishëm në mënyra jo tradicionale të komunikimit me votuesit. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të flasësh me grupin e duhur të votuesve, sidomos kur bëhet fjalë për mesazhin. Sigurisht, mesazhi për të cilin flet Dr. Berisha, për mundësinë që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, të ndërtojnë një të ardhme këtu, pa pasur nevojë të largohen në Europë apo në Shtetet e Bashkuara, është thelbësor. Por, kur flasim për partitë e majta, socialistët gjithmonë qëndrojnë bashkë, sepse ata kanë një vizion të njëjtë për botën dhe për qeverisjen, një vizion që nuk e vendos individin në qendër.

Dhe, e dini, këto janë pikërisht ato gjëra ndaj të cilave individët duhet të kenë kurajon të ngrihen dhe të luftojnë. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi. Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon.

Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër. Dhe, e dini, kjo ka të bëjë me ndërtimin e aleancave. Shqipëria ka qenë gjithmonë në pararojë, dhe sigurisht që Dr. Berisha ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Por, përsëri, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju, sidomos ata në një moshë të caktuar, ta kuptoni sa e rëndësishme është ajo që po bëni. Jo vetëm që duhet të votoni vetë, por merrni me vete edhe pesë veta, merrni edhe dhjetë, dhe sigurohuni që të votojnë edhe ata. Është shumë e thjeshtë. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit” tha LaCivita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit