Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”. Makina me drejtues M.H., është përplasur me automjetin me drejtues V.T.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja A.A. Ata ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.