-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia Rrugore e Tiranës vendos mbi 5 mijë gjoba gjatë 72 orëve dhe arreston 8 shoferë

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 72 orëve ka arrestuar 7 persona dhe ka vendosur 5300 gjoba për shkeleje të rregullave të qarkullimit rrugor. 4 persona janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, 3 për drejtim automjeti, pa leje, 2 të kërkuar për shkelje rrugore dhe 1 i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu është proceduar edhe 1 person pasi tentoi që të korruptonte punonjësit e policisë të cilët e panë duke përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës.

Ndërsa 5300 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike. Ndërkohë policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit