-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump po mbyll ambasada dhe konsullata

Kryesoret

Dy gazetat e rëndësishme amerikane “New York Times” dhe “Washington Post” njoftojnë se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësitë për shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit për 50 për qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e stafit të disa përfaqësive të tjera diplomatike jashtë vendit. “New York Times” dhe “Washington Post” i referohen një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.

Pjesë e planeve është edhe reduktimi i shpenzimeve për ndihmën humanitare, shëndetin global dhe organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO. Dokumenti rekomandon mbylljen e dy ambasadave të vogla në Evropë — në Luksemburg dhe Maltë — si dhe mbylljen e misioneve diplomatike në Grenadë dhe Maldive. Shumica e konsullatave të rekomanduara për t’u mbyllur ndodhen në Europë dhe përfshijnë disa destinacione turistike të preferuara nga amerikanët.

Pesë prej konsullatave ndodhen në Francë — në Bordeaux (Bordo), Lyon, Marsejë, Rennes dhe Strasburg. Dy janë në Gjermani — në Düsseldorf dhe Leipzig. Dy të tjera, Mostar dhe Banjallukë, ndodhen në Bosnje-Hercegovinë. Dokumenti sugjeron gjithashtu mbylljen e konsullatave në Selanik, Greqi; Firence, Itali; Ponta Delgada, Portugali; dhe Edinburg.

Jashtë Evropës, rekomandohet mbyllja e edhe katër konsullatave të tjera: në Douala, Kamerun; Medan, Indonezi; Durban, Afrikë e Jugut; dhe Busan, Kore e Jugut. Gjashtë nga ambasadat që dokumenti propozon për mbyllje ndodhen në Afrikë: në Republikën e Afrikës Qendrore, Eritre, Gambi, Lesoto, Republikën e Kongos dhe Sudanin e Jugut. Rekomandohet që funksionet e tyre t’u kalojnë ambasadave në vende fqinje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit