-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i Roan Brahimit u vra në lokalin e tij, dyshohen katër autorë, largohen me “Porsche”

Kryesoret

Gjovalin Prendi 64 vjeç u qëllua me breshëri automatiku në lokalin e tij pranë kryqëzimit të Urës së Milotit. Ai ka qenë i ulur me një person tjetër i cili nuk ka mbetur i lënduar.

Dyshohet se në atentat qenë të përfshirë dy automjete dhe katër persona, të moshës 30-35 vjeç. Autorët kanë lëvizur me një makinë “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja së bashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.

Babai i Roan Brahimit ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Gjithashtu ai në vitin 2022 është sulmuar dy herë, njëherë me kallashnikov dhe armë zjarri. Ndërsa djali i tij Roan Brahimi u ekzekutua në Greqi para një viti në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit