-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Të ardhura nga veprimtaria kriminale në Britaninë e Madhe, Prokuroria e Elbasanit i konfiskon pasuritë

Kryesoret

Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, janë konfiskuar pasuritë e Leonard Coga, pasi dyshohet se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasuria e konfiskuara jane prona e paluajteshme e llojit një apartament dhe dy garazhe me vlerë 200 mije euro. Leonard Coga akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, ne qytetin e Elbasanit;

Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; dhe

Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit