Mbrëmjen e sotme një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë, mjeti lundrues është marrë nga rrymat detare dhe ka përfunduar në breg, në zonën e plazhit të Durrësit, mes Agipit e Teutës.
Në bord ndodheshin dy persona dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ekuipazhi i rimorkiatorit nuk ka mundur të bëjë manovrat e duhura.
Ndërkohë kapiteneria e portit detar të Durrësit tha se po e ndjek situatën për të bërë të mundur rikthimin e tij në det në kushte të sigurta, por errësira dhe deti nuk po e favorizojnë ndërhyrjen sot.