-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Drejtoresha e AZHBR-së, fushatë për PS-në

Kryesoret

Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ, drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, pasi ka shfrytëzuar postin publik duke favorizuar një subjekt politik në shkelje të kodit zgjedhor. Juristi i PD-së Franc Nuri shprehet se Kuçi ka shkelur kodin duke bërë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

“Drejtoresha e AZHBR ka vepruar si burim njerëzor në mbështetje të një partie politike: Në këtë rast, subjekti i cili kryen detyrën e Drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi konsiderohet si burim njerëzor për shkak të angazhimit të tij në administratën publike. Në këtë rast ajo ka vepruar si burim njerëzor i institucionit që drejton, në mbështetje të një partie politike të caktuar që në këtë rast është Partia Socialiste, duke shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Këtë shkelje e ka kryer duke prezantuar si drejtoreshë e AZHBR, një program mbështetës kombëtar në bujqësi, vetëm pak javë para zgjedhjeve. AZHBR ndikon politikisht te fermerët, pasi u jep përfitime atyre vetëm pak javë para zgjedhjeve. Drejtoresha e AZHBR ka përdorur funksionin publik për veprimtari politike ose zgjedhore” deklaron PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit