Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën Belind Këlliçi ka kritikuar gjuhën sipas tij seksiste të kryeministrit Edi Rama. “Rroftë dashnorja. Gjuha seksiste dhe fyese e Edi Ramës është e papranueshme!!!
Në një shpërfaqje të paprecedentë të injorancës së tij dhe shpërfilljes ndaj grave dhe vajzave, ai pretendon që të instrumentalizojë madje dhe lidhjet e tyre emocionale e intime, ne funksion të partisë shtet!
Për votat e PS-së, ai pretendon të shndërrojë në “dashnore” votueset për herë të parë.
Kjo nuk është hera e parë që ky individ me pushtet sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj grave.
Që nga koha kur kërcënonte me sëpatë gazetaret e vendit, ke prekja me duar dhe goditja e gazetareve opozitare, e deri tek fyerjet banale në sallën e kuvendit, mizogjinia e tij është e dukshme.
Është koha që ky politikan të marrë një mësim të vlefshëm.
Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës!!!
Ato me vullnetin dhe punën e tyre çojnë përpara këtë shoqëri, në spitale, në shkolla, në fabrika, në familje.
Ato janë të angazhuara në politikë në çdo nivel, dhe analiza e tyre për realitetin është ku e ku më e saktë se ç’imagjinon mentaliteti prej horri lagjeje i një njeriu që fatkeqësisht është kryeministër i Shqipërisë.
Vajzat dhe gratë e Shqipërisë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, do i japin atij një mesazh ekzemplar në kutinë e votimit”.