-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Kavaja jo peng i politikës, ta nxjerr atë në krye

Kryesoret

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me banorë të fshatit Helmas të Kavajës.

Spiropali shprehet se Kavaja nuk duhet lënë peng për ta përdorur në politikë. Ajo u bëri thirrje që të votojnë për Partinë Socialiste për të marrë pasaportën europiane dhe për anëtarësimin në BE.

“Ka ardhur koha që Kavajën nuk duhet dhe nuk do ta lemë peng, për ta përdorur për politikë, por për t’i hapur perspektiva zhvillimi. Kavaja ka mbetur në bisht, ne do ta nxjerrim atë në krye. Për ne, të parët janë njerëzit. Prandaj ne do t’u japim fund klaneve, grupeve e përçarjeve.

E kemi prioritet Kavajën. Përballë një grumbulli njerëzish që i bashkon e shkuara dhe hallet personale, kemi zgjedhur dhe po ju ofrojmë skuadër fantastike fituese që na bashkon e ardhmja dhe përkushtimi për Kavajën.

Nuk erdhëm që në 12 maj të ikim, por erdhëm për të mbetur në Kavajë dhe për të punuar për kavajasit. Ne dhe kavajasit do të përveshim mëngët të menaxhojmë fitoren. Kundërshtarët tanë do të menaxhojnë humbjen. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithëve që të shohim përtej ndasive, përçarjeve e llogoreve politike dhe, me flamurin e Bashkimit Europian dhe Pasaportën Europiane, t’u hyjmë punëve për Kavajën. Në shërbim të Kavajës dhe kavajasve do të veme prestigjin e lartë të Shqipërisë europiane. Le t’i lemë kundërshtarët në dreqninë e vet. Ne i jemi përkushtuar Kavajës. ”, u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit