Një aksident i rëndë ka ndodhur në teleferikun e Monte Faitos në Itali, ku tre persona kanë humbur jetën. Gjithashtu një është plagosur rëndë dhe shoferi i kabinës rezulton ende i zhdukur.
Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së enjtes, kur një nga kabinat e sipërme ra në tokë, pak para se të mbërrinte në stacionin përfundimtar. Teleferiku lidh qytetin Castellammare di Stabia me malin Faito, një zonë e njohur turistike.
Sipas të dhënave paraprake, kablloja tërheqëse e teleferikut është këputur duke rënë mbi linjën hekurudhore Circumvesuviana që kalon poshtë. Kështu trafiku hekurudhor u ndërpre, ndërsa në vend të trenave janë vënë në qarkullim autobusë zëvendësues.