Një helikopter me dy persona në bord u rrëzua në aeroportin Moorabbin në juglindje të Melburnit në Australi, dhe si pasojë u plagos një person.
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën raporteve për një përplasje helikopteri rreth orës 14:30 pasdite me orën Australiane të enjten. Fire Rescue Victoria (FRV) tha se helikopteri u rrëzua në anën e pistës dhe kishte një rrjedhje karburanti.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimit të marra nga Flight Radar 24 treguan se avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Helikopteri kishte arritur një lartësi prej rreth 220 m. nga toka kur u zhyt pranë pistës së aeroportit.
A helicopter pilot and passenger have survived a close call after their chopper crashed at Moorabbin Airport. @bethan_yeoman has the details from the scene. https://t.co/5zYfOfGqUb #7NEWS pic.twitter.com/kfLOr3NU81
— 7NEWS Melbourne (@7NewsMelbourne) April 17, 2025