Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin në lidhje me vrasjen me armë zjarri të Gjovalin Prendit pranë biznesit të tij.
“Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, sqaron policia.
Ndërkohë forca të shumta të policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Vrasja e Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, detaje të reja