Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj me anë të një video në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama ku i etiketon burrta si çyrykë.
Lapaj shprehet se kryeministri i ka larguar burrat shqiptarë në emigrim. Sipas tij, Rama i ka mbledhur gratë me detyrim duke u sharë burrat e tyre.
“Kjo është një video për të gjithë burrat shqiptarë. Ndiqeni videon e kryeministrit tw vendit
Pra në vitin 2025, kryeministri thotë se gjysma e burrave janë çyrykë dhe ka mbledhur gratë e administratës dhe i thotë se burrat tuaj janë çyrykë dhe i detyron në një mënyrë ose tjetër të duartrokasin atë që ky u thotë për burrat e vet.
Ky që gjysmat e burrave të vet i ka degdisur në emigrim dhe gratë e Shqipërisë i mbledh me detyrim për ti sharë burrat e vet.
E paskan si parti këta, njëherë na quajnë zdromsa, njëherë na quajnë çyrykë. Ndaj këta duhen ndëshkuar sepse këta na shohin si statistika dhe na tallin nga mëngjesi deri në darkë.
Dhe një pyetje për zotin Rama: Ti te cila pjesë bën pasha?”, shprehet Lapaj.









