Në Tiranë ka nisur ceremonia e ‘të Premtes së Madhe’ në katedralen Ortodokse.
Shërbesa e së Premtes së Madhe, me solemnitetin e saj të thellë, u kryesua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Shërbesa filloi në orën 18:00 dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e gjallë të klerikëve, korit Bizantin dhe besimtarëve, në një atmosferë përulësie e përqendrimi shpirtëror.