-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nufi takon komandantin e NATO-s: Folëm për sfidat e sigurisë, Korridorin VIII dhe forcimin e aleancës!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi së bashku me Shefin i Shtabit të Përgjithshëmtë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Arben Kingji, me anë të një postimi në facebook përmes strukturave zyrtare të ministrisë ka njoftuar për takimin që kanë mbajtur në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), në Belgjikë, ku u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, Gjeneral Alexus G. Grynkeëich.

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Mons, Belgjikë – në zemrën operacionale të #NATO në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë #SHAPE, ku pata një takim të frytshëm dhe konstruktiv me Komandantin Suprem të NATO-s për Evropën, Gjeneral Alexus G. Grynkewich.
Mora vlerësime tejet pozitive për kontributin aktiv të Shqipërisë në sigurinë kolektive euro-atlantike, për të cilin vendi ynë qëndron #krahpërkrah me Aleatët duke filluar nga misionet paqeruajtëse deri tek operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes.
Bashkëbiseduam rreth sfidave të sigurisë në mjedisin e sotëm strategjik dhe në mënyrë të veçantë me sfidat që përballet Aleanca, ku nënvizova edhe disa prej projekteve madhore që Shqipëria po bën – si në Bazën Detare të Porto Romano dhe mobilitetin përgjatë Korridorit VIII – për të forcuar lëvizshmërinë e NATO-s, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë operacionale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit