Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Kashar iu përgjigj kritikave të opozitës, ku këta të fundit thanë se fushata e PS ishte “tallava”. Rama tha se kishte muzikë, këngë dhe valle.
“Si mund të hidhet njeriu në kënetë, çyryk komplet. Po kur thonë pse e fyeni popullin shqiptar që e hapni fushatën me këngë e me valle, sepse sipas tyre duhet ta hapnim me oii, duke vajtuar se Shqipëria sot nuk ka bukë se Shqipëria sot s’ka ujë, se njerëzit po vdesin rrugëve.
Pse shqetësohen këta, që ne hapim bëjmë një mbledhje, po ça më mirë me këngë e me valle apo të dilnim të gjithë të bënim fjalime, imagjino ça tmerri. Edhe fjalime edhe muzikë edhe këngë edhe valle.
Edhe kur thonë tallava këta aristokratët e mëdhenj, këta që gdhihen me Beethoven dhe ngrysen me Wangerin,,këta janë tallavaja më e madhe se është tallava tra la lala
E patë Belon aristokratin ju se si…prandaj ne na duhet që burrat që janë gjysma e mirë bashkë me shumicën e grave dhe vajzave dhe jemi në rregull.”, tha Rama.