Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos. Dy makina, njëra tip “Benz” dhe një “Ford Fiesta” janë përplasur dhe si pasojë raportohen disa të lënduar.
Dyshohet se makina tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor. Ndërsa policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.