-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba për ditëlindje! Dinamika, si ndodhi atentati në Tiranë?

Kryesoret

Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin mbrëmë në Tiranë me katër të plagosur, mes tyre dy të mitur, djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”. Pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar sepse 11-vjeçari Demiraj, djali i pronarit kishte ditëlindjen.

Bashkë me ta ishte edhe shoku i tyre Kian Mullahi. Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj në pronësi të Vesel Demiraj një G-Class me targë AB002MD.

Pasi kanë përfunduar janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjve, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër por një makinë i priste dhe i ka ndjekur duke i qëlluar me armë drejt tyre.

Të plagosurit janë dërguar me makina private në spital. Shoferi 34-vjeçar dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit