Gjykatën e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, Klajdi dhe Gerald Kapllanaj.
Në dëshminë e tyre kanë pohuar se nuk e dinin që personat që parkuan pranë mjediseve të kompanisë ishin agjentë të BKH-së në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.
Seanca gjyqësore u drejtua nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurori Petrit Vukaj dhe avokati Niko Bega. Në përfundim të seancës, u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për të tre të arrestuarit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.