Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që ndodhi në Lundër, ku mbetën të plagosur katër persona, ku dy të miturit janë dërguar për trajtim mjekësor në Itali. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës G Class ku po udhëtonin 4 personat.
Ndërkohë ditën e sotme policia ka gjetur një motor i djegur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet. Kjo makinë dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.