-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj për Ramën: Gjithmonë i ka fituar zgjedhjet, në 10 veta, 8 nga ne e kanë lejuar të na marrë peng

Kryesoret

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj gjatë takimit me qytetarët në Elbasan ka folur për qeverisjen e Ramës në këto 12 vjet. Lapaj tha se Rama është lejuar që të qëndrojë në pushtet nga vetë shqiptarët.

Ai shtoi se Rama ka marrë vetëm 21.7 % të votave, por ai mori 52% të mandateve pa i patur votat e shumicës.

“Qeveria aktuale ka marrë në zgjedhjet e kaluara vetëm 48 përqind të atyre që votuan por ndërkohë mori 52 % të mandateve duke marrë pushtetin pa i patur votat e shumicës së atyre që votuan. Në raport me popullsinë ka marrë vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve.

Dhe ka 12 vjet që rri në pushtet dhe vjedh shqiptarët dhe ata thonë se ky është i fortë, rri në pushtet se ne të tjerët e kemi lejuar, ndaj duhet të bashkohemi për ta shembur. Si mund të rri në pushtet një njeri që ka marrë votat në 2 ndër 10 nga ne. Sepse 8 nga ne e kanë lejuar të vjedhë”, tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit