Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Moskallzim të krimit”.
Këta persona kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Subjektet e krijuara kanë kryer qarkullim me vlerë 303 milionë lekë, ku rritën shpenzimet për të ulur normën e fitimit në 45 milionë lekë. Kjo vlerë konsiderohet dëm ndaj shtetit.