-sidi education-spot_img
13.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD denoncon: Polici në Elbasan bllokon hapësirën publike, asnjë institucion nuk u shkon në ndihmë banorëve

Kryesoret

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar një rast abuzimi me detyrën nga një punonjës i policisë së shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Vangjel thotë se qytetarë të këtij fshati kanë paraqitur një ankesë ndaj D. B., i cili akuzohet për bllokimin e hapësirës publike dhe pengimin e tre familjeve që të kalojnë në rrugën që të çon në banesat e tyre.

Ajo shprehet se në dijeni të kësaj çështjeje janë vendosur të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Policinë e Shtetit, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Ministrinë e Brendshme.

Gjithashtu Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë të marrin masa urgjente për lirimin e hapësirës publike dhe për ndëshkimin e personit përgjegjës.
Deklarata e plotë:

Duke falënderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.

Për shqetësimin e tyre janë me dije:

-Kryeplaku i fshatit Bradashesh;

-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;

-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brendshme;

-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.

Bllokuesit e rrugës kallëzuar për veprën penale të “vetëgjygjësisë” nga banorët të cilëve i pengohet kalimi në hapësirën publike, paditën vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kërkuar pavlefshmërinë e tij dhe deri në përfundim të gjykimit të çështjes gjykata ka nxjerrë vendimin e ndërmjetëm për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Vetë z. Muhamet Rrumbullaku vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.

Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.

Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..

Bashkë të çlirojmë Shqipërinë nga padrejtësitë ….

Partia Demokratike do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve …

Votoni nr. 1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit