-sidi education-spot_img
17.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthime të fuqishme në Sarandë, alarmohen banorët  

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe pas hetimeve paraprake, janë identifikuar dhe ndaluar dy të rinj.

Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., 17, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë, dyshohet se kanë hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit