Kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi në emisionin 5 pyetjet nga Babarmo ka folur rreth programit të tij. Shehi tha se në Shqipëri nuk ka fabrika dhe uzina. Ai theksoi se me progarmine tij, industria do të zhvillohet.
“Bujku dhe fermeri duhet të shkojnë dhe të jenë të financat, te leku. Ky është investim. Shëndetësia ka probleme të jashtëzakonshme, industria po e po, subvencione dhe rimbursimet mungojnë. Madje unë për pensionet shkoj përtej asaj që thotë Berisha, sepse mesataret aktualisht janë 190 mijë lekë, pra rritja sipas tij për 1 mijë lekë bëhet, duke e çuar 200 euro. Unë jam për një fond 300 mln euro që t’i shtohen pensioneve, të rriten përtej 200 euro, kjo është formula, s’ka tjetër, është sakrificë e madhe, vetëm kështu arrihet me ndihmën për shtresën sociale dhe pensionet. Unë propozoj këtë skemë. Rrogat, le të rriten, por duhet të ketë një riformatim të pagës, sipas rëndësisë së punës dhe sektorëve, të ketë një piramidë”, u shpreh Shehi.