Drejtuesi i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo ka folur për fushatën elektorale të partive politike. Shehi tha se liderët politikë në mitingje mbajnë shumë fjalime dhe nuk ka entuziazëm. Ai tha se mitingjet tani kanë filluar dhe të paguhe për të marrë pjesë.
“Po të fillojmë me kronoliogjinë janë 35 vjet, Ndryshojnë shumë gjëra, që populli nuk ka më entuziazëm. E dyta një pjesë së hapësirës. E treta është lodhja, përsëritja e njëjtit personazh.
Kur bëhen mitingje poplitike njerëzit dalin brohorasin. Në mitingje nuk mbahen fjalime, Këta tonët e zgjasin kaq shumë, në botë nuk e zgjasin.
Nëpër botë mitingu është një lloj feste, këtu mitingu ka filluar tu u bë i paguar. Një ideje një personazhi dhe ideje është kapacitet organizativ dhe i parave. Ai që e ka këtë mundësi e bën. Kemi parë parti që kur të mbarojmë zgjedhjet nuk kanë për të pas këtë rezultta dhe pse kanë bërë kaq mitingje.
Po të shohësh këtë e bëjnë dhe disa parti të vogla. E bëjnë për të treguar se ky është tregues i forcës politike. Politika në vetvete ka humb substancë dhe ka përfunduar ke komunikimi.”, tha Shehi.