“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”. Ky është mesazhi i kryeministrit Edi Rama, pasi Papa Françesku u shua në moshën 88-vjeçare.
“Në takimin e dytë në Vatikan në audiencë me të, e pyes i them At i Shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë.
S’e harroj kurrë më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them dhe kujt do ia them, krimbave? Kur të shkoj në varr?” tha Rama.
“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. Krejt jeta e tij iu dedikua shërbimit të Zotit dhe Kishës.
Na mësoi të jetojmë me vlerat Ungjilli me besnikëri, guxim dhe dashuri universal, veçanërisht në favor të më të varfërve”, tha kardinali Kevin Farrell në njoftimin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Disa javë më parë, Papa Françesku doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë.
Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. Në vitin 2013, Françesku u bë Papa i pari amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.