Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për fushtën elektorale dhe premtimet e liderëve. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në lidhje me pasaportën europiane tha se kjo është ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Ai tha se Rama e ka gjetë si narrativë pasi nuk ka çfarë ofron më.
“Kjo puna e Europës nuk është ëndrra e Ramës por e të gjithëve. Rama e ka bërë narrativë, çfarë do ti ofrojmë më shqiptarëve rrugë, ekonomi. Më thuaj çfarë i ka mbetur rendi pas 12 vjeteve. Arsimi shqiptar dhe ai e kupton që ka shkuar mbrapsht, shëndetësia është shumë mbrapa me atë të Europës pasi ka skandale me ilaçet, bujëqësia. Çfarë narrative të gjejë, që është karamelja më e ëmbël, pasaporta.”, tha Shehi.








