Në emsionin 5 pyetjet nga Babaramo, i ftuari Flogert Muça u shpreh se Rama po shfrytëzon raportet e mira që ka me politikanët e BE. Ndërsa për Berishën tha se ai ka dy non grta në SHBA dhe në Angli.
“Koalicionet kanë sloganet e tyre, Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Berisha për Shqipërinë Madhështore, Dashamir Shehi për pronat e kështu me radhë. Këto parti ballafaqohen me këto programe kryesore. Rama psh., ka si faktor situatat gjeopolitike në rajon, ku BE ka hapur negociatat dhe situata ku ndodhet Shqipëria me procesin e anëtarësimit. Këto favorizojnë si pika mbështetëse të fabulës së tij tek qytetarët, e që e favorizojnë Ramën. Nga ana tjetër ai shfrytëzon edhe raportet e mira që ka me politikanët e BE-së. Deklaratat e funksionarëve të lartë të Brukselit konfirmojnë edhe narrativën e Ramës. Kurse Berisha ka dy non grata në SHBA dhe Angli”, u shpreh ai.