Një sulm me dronë nga forcat ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës në Ukrainë. Si pasojë janë lënduar të paktën tre banorë, përfshirë një fëmijë.
Sulmi u krye gjatë një periudhë kur po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta siguruar një armëpushim për luftën në Ukrainë, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia në vitin 2022.
Kryetari i komunës së Odesës, Hennadiy Trukhaniv, shkroi në rrjetet sociale se shumë apartamente janë dëmtuar dhe se “banorët janë në shok.”
Shërbimet e emergjencës publikuan foto dhe video të ekipeve zjarrfikëse që luftonin zjarret në atë që u përshkrua si infrastrukturë civile.
Në mbarë vendin, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi dhjetëra sulme me dron gjatë natës.
Në një deklaratë thuhej se “38 dronë Shahed janë rrëzuar në lindje, veri, jug dhe qendër të vendit”. Po ashtu u tha se janë kapur edhe 16 dronë të tjerë.